Policia konfirmon arrestimin e 23 personave për dallavere me patentë-shoferë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Marketing

“Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë”, thuhet në kumtesën e policisë.

“Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €)”.

Në aksionin e sotëm janë arrestuar këta 23 persona.
“Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle)”.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve

Marketing