Policia konfirmon se 61-vjeçari që vdiq në motel ishte me një 21-vjeçare

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta tha për Telegrafin, se i moshuari ishte në motel me një 21 vjeçare.

Marketing

“Mosha e tij është 61 vjeçar, rasti është raportuar nga dëshmitarja femër, e cila është e moshës 21-vjeç. Ajo ka raportuar se fillimisht ai është alivanos. Ekipet mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.

Graishta pohoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion, dhe se rasti është duke u hetuar.

Marketing