Policia konfiskon 59 makina për kriptovaluta në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka konfiskuar 59 makina për kriptovaluta në Mitrovicë të Veriut.

Marketing

Sipas njoftimit policia ka ndërhyrë në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut në rrugën Çeta e Minatorëve, por që nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën Çeta e Minatorëve dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave. Dogana e Kosovës i ka pranu këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, tha Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Marketing