Policia gjatë fundjavës ka kryer kontrolle intensive në rajonin e Shkupit.
Sipas njoftimit të sektorit të punëve të brendshme në Shkup, gjatë kontrolleve në komunikacion, 41 drejtuesve të makinave u janë konfiskuar patentat e shoferit, për shkak të gjendjes së dehur dhe pranisë së alkoolit në gjak.
Një pjesë e tyre kanë refuzuar kontrollet policore.
Në 43 raste ka pasur gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.