Lojtarët e Arsenalit, Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil janë rikthyer në stërvitje me shokët e skuadrës, por do të qëndrojnë nën mbrojtje 24 orëshe pas incidentit me bandat, që u përpoqën t’i vidhnin tre javë më parë.
Policia ka zbuluar se lojtarët e Arsenalit rastësisht janë përfshirë në një përleshje me bandat në Londër.
Përmes një deklaratë, policia në Londër ka thënë se lojtarët nuk janë aspak fajtor për incidentin e ndodhur.
“Kolasinac dhe Ozil nuk janë aspak fajtorë, por ata rastësisht u përfshinë në një zënkë midis bandave në Londër”.
“Ky është një shembull klasik i asaj që ka ndodhur në Angli në dhjetë vitet e fundit”, thuhet në raportin e policisë.
Kolasinac dhe Ozil kanë munguar në ndeshjen e parë që Arsenal e zhvilloi fundjavën e kaluar në udhëtim te Newcastle United.