Policia me detaje të reja për gjuajtjen me armë afër Komunës së Çairit

Sot rreth orës 18:10 në SVR Shkup është raportuar se i lënduari E.A. (35) nga Shkupi është sjellë në spital me plagë me armë zjarri në këmbë.

Marketing

Nga MPB thonë se të plagosurin e ka sjellë vëllai i tij.

Ai ka shpjeguar në polici se i plagosuri ka qenë duke ecur në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar në këmbë.

Supozohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi.