Policia me inspektorë shkon në xhaminë e Strumicës për t’a ndalë zërin e lartë të ezanit (VIDEO)

Policia e Strumicës në bashkëpunim me inspektoratin e ambientit jetësor kanë vepruar në lagjen e turqëve në Strumicë, pasi që qytetarët e këtij qyteti janë ankuar me peticion për zërin e lartë të ezanit nga xhamia e kësaj lagje.

Marketing

Komuna e Strumicës ka bërë kërkesën për ndërhyrje, me arsyetimin se ka marrë qindra ankesa nga qytetarët. Por kjo eskortë që ka shkuar në lagje nuk është pritur mirë dhe qytetarët kanë reaguar të revoltuar në rrugë.

Në këtë lagje gjendet edhe një kishë, porajo kurrë nuk ka qenë ndonjë problem për banorët lokal të komunitetit mysliman. Autoritetet theksuan se do të kërkojnë takime me krerët fetar për të zgjidhur problemin. Ja se çfarë ndodhi në lagjen e turqëve në Strumicë: