Policia me kallëzime penale për “pastrim të parave” dhe “organizimin e lojërave të fatit pa licenca”

Policia ka ngritur kallëzime penale për “pastrim të parave” dhe “organizimin e lojërave të fatit pa licenca”. Në kallëzime janë përfshirë një person juridik nga Dojrani dhe një 72 vjeçari nga Shkupi, pronarë dhe drejtues i subjektit juridik. Në kallëzime janë përfshirë edhe tre persona të tjerë gjithashtu për pastrim të parave dhe bashkëveprim në kryerje të veprës penale. Bëhet fjalë për dy të dyshuar nga Dojrani dhe një nga Shkupi. Sipas policisë të dyshuarit nga viti 2017 deri në vitin 2019 kanë organizuar lojëra të fatit pa pasur licencë, ndërsa tre të dyshuarit për bashkëveprim në vepër penale, paratë e fituara nga lojërat e fatit të organizuara në mënyrë jo ligjore i kanë futur në llogari të 72 vjeçarit me iniciale K.K nga Dojrani. Ky i fundit paratë i ka paraqitur si huamarrje dhe më pas i ka kthyer në bankë për të paguar kredinë. Shuma e parave të pastruara në këtë mënyrë ka arritur mbi 1.6 milion euro. /Alsat.mk

Marketing