Policia ndaloi dhe ua mori lejën e vozitjes 57 personave

Gjithsej 57 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni pasi kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe prej shpejtësisë së lejuar, ndërsa tre të tjerë për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 12 të tjerë pa leje qarkullimi.

Marketing

SPB Shkup sot kumtoi se pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në rajonin e Qytetit të Shkupit nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tetë automjete të paregjistruara. Karrotreci i ka larguar 59 automjete.

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur edhe gjithsej nëntë aksidente, me ç’rast është shkaktuar dëm material në tre, ndërsa lëndime të lehta i kanë marrë tetë persona.

SPB Shkup informoi se janë ndërmarrë masa edhe për 21 këmbësorë, të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe për gjashtë të tjerë të cilët e kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.