Sot, Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, ka marrë pjesë në festën e Vidovdanit në Graçanicë.
Në këtë festë të serbëve, ai u pa me një mbishkrim nacionalist në bluzën e tij, ku shkruhej se “dorëzimi nuk është opsion”.
Policia e Kosovës e ka ndaluar Danilo Vuçiqin gjatë kthimit për në Serbi dhe ia ka larguar fanellën me mbishkrimin nacionalist.