Arrin në Torino transferimi i parë i Juventusit

Transferi i parë i Juventusit, Timothy Weah, tashmë ka arritur në Torino.

Marketing

Mbrojtësi amerikan i krahut të djathtë, pritet të kryesj testet mjekësore, para se të zyrtarizohet si futbollist i “Bardhëzinjëve”, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i Lille, është parë para pak çasteve në aeroportin e Caselle, ku do të jetë transferi i parë i Juventusit.

Marrëveshja mes Juventusit dhe Lille është arritur për 12 milionë euro.

Weah pritet të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2028, me pagë 2 milionë euro në sezon.

Testet mjekësore janë planifikuar për nesër më 29 qershor, nga ora 9 e mëngjesit.