Policia ndalon personin i cili sulmoi gazetarët e televizionit “Alsat”

MPB njofton se sot kanë ndaluar 53-vjeçarin nga Shkupi i cili kishte sulmuar kameramanin e televizionit “Alsat”.

Marketing

“Sot (21.08.2023) zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë privuar S.E. (53) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit të B.J. (39) nga Shkupi, kameraman i televizionit Alsat, se derisa sot bashkë me dy persona të tjerë po filmonin një intervistë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një burrë ka dalë nga berberi dhe e ka sulmuar fizikisht.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura dhe sulmuesi është identifikuar dhe ndaluar nga punonjësit e policisë.

Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.