Policia në fshatin Mojancë ka gjetur vetëm 230 kilogram, jo 2 tonë

Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme në aksionin në Haraçinë që zgjati dy ditë kanë gjetur vetëm 230 kilogramë marijuanë. Ajo u gjet në një shtëpi në fshatin Mojancë dhe deri më tani sasia e kapur është mezi një e teta e marijuanës së vjedhur në kompaninë “Herb Industri” nga Josifova e Vallandovës, e cila vlerësohet në rreth 2 tonë.

Marketing

Këtë e bëri të ditur Prokuroria Publike. Në hetimin e tyre janë gjashtë të dyshuar për të cilët kërkojnë paraburgim, ndërsa katër prej tyre tashmë janë arratisur. Prokuroria disa prej tyre i ndjek sepse kanë pasur për qëllim shitjen e marihuanës së vjedhur, ndërsa të tjerët për falsifikim të dokumenteve.

“Të dyshuarit automjetin e ngarkuar me narkotikë e kanë ndjekur me dy kamionë të tjerë. Të gjithë të dyshuarit së bashku kanë shkuar në një objekt në Shkup prej ku automjetin i cili më parë ishte i ngarkuar me marijuhanë, e dërgojnë në tregun me shumicë në Shkup nga më pas e kanë dërguar në fshatin Mojancë, në komunën e Haraçinës ku nga ana e të dyshuarit të pestë, është konfiskuar një pjesë e drogës narkotike në sasi prej 231 kilogramë … “, thonë nga Prokuroria Publike.

Ministri Spasovski nuk deshi të tregojë sa marijuanë është kapur. Ai tha se hetimi ështe zgjeruar dhe tani tetë persona janë të dyshuar.

Hetimi është duke vazhduar dhe ne jemi duke punuar në të. Nuk mund ta kryejmë hetimin përmes mediave, ju lutem- deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Për dy ditë me radhë, policia nuk tregoi që nga dy tonët e vjedhur kishin konfiskuar vetëm 230 kilogramë marijuanë.