Policia në kërkim të personit që gjuajti me armë në “East Gate”,kërkon ndihmën e qytetarëve

Në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj dy personave që u raportua sot (24.10.2023) në qendrën tregtare East Gate në Shkup, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për ndihmë në spital, Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije publikun se në foton e siguruar nga policia shihet personi që ka kryer ngjarjen penalo-juridike.

Marketing

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, nëse e vërejnë këtë person, kanë ndonjë njohuri për të apo informacione të dobishme që mund të ndihmojnë në hetimin që SPB Shkup i udhëheq në koordinim me Prokurorin Publik, të lajmërohen menjëherë në stacionin më të afërt policor ose lajmëroni në numrat e telefonit 192 ose 112”, thonë nga MPB.