Policia është në terren dhe është në kërkim të sulmuesit i cili dje plagosi dy persona në një sulm të armatosur ndaj kryetarit Ridvan Ibrahimi. Dje në Haraçinë, ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, kuadër i BDI-së, është gjuajtur me armë kallashnikov teksa ishte në detyrë dhe duke inspektuar punimet ndërtimore, transmeton Portalb.mk.
Ibrahimi nuk është plagosur, ndërsa i plagosur në gjoks ka mbetur djali i shoferit të kryetarit dhe 39-vjeçari E.S.
Nuk dihet arsyeja e të shtënave dhe ngjarja që ka mërzitur banorët e Haraçinës, megjithëse supozohet se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje të mëparshme për tokën ku duhet të ndërtohet një fushë futbolli.
Kjo nuk është hera e parë që kryetari ankohet se i është vënë në rrezik jeta, 10 muaj më parë ka raportuar se një fqinj e ka kërcënuar me jetë, pas së cilës policia ka arrestuar një 69-vjeçar nga Haraçina, i cili ka bërë kërcënimet.
Policia po kërkon në mënyrë aktive personin që qëlloi dje.
Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën e Haraçinës në Shkup, ku shënjestër e të shtënave me armë ka qenë kryetari i komunës