Policia në kompanitë e Kamçevit, Spasovski: Inspektorët janë futur në 3 kompani

nspektorët policorë mëngjesin e kësaj të enjte janë futur në tre kompani të cilat janë të lidhura me biznesmenin, Orce Kamçev, dëshmitar në rastin “Zhvatja”. Nga MPB konfirmuan se policia është futur në disa kompani për të bërë kontroll, por nuk zbuluan detaje rreth aksionit.

Marketing

“MPB, me urdhër të prokurorit publik, është futur në disa kompani me qëllim që të bëjë kontroll të fakteve, provave që janë dhënë në urdhrin. Ajo është punë e policisë e cila futet në të gjitha kompanitë dhe do të zbatojmë procedura për gjithkund ku kemi dyshime për krim. MPB nuk ka informacione me emra se për cilat kompani bëhet fjalë, unë vetëm e konfirmoj se bëhet fjalë për zbardhjen e çështjeve në tre kompani.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.