Departamenti i Hetimeve Kriminale të Shri Lankës (CID) ka dhënë detaje shtesë për shpërthimet në ditët e fundit.
Nëntë bombardues vetëvrasës morën pjesë në shpërthimet e së dielës së Pashkëve, konfirmoi sot Departamenti i Hetimeve Kriminale të Sri Lankës (CID), raporton “CNN”.
Nga nëntë, tetë janë identifikuar nga CID, tha zëdhënësi i policisë Ruwan Gunasekara.
Bomba e nëntë u konfirmua si gruaja e një prej sulmuesve vetëvrasës.