Policia parandalon një tragjedi në Shkodër, 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Buna me 4 fëmijët

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër, pasi një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.

Marketing

Mësohet se ajo është parandaluar nga policia që patrullonte në zonë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, kur e reja është pikasur duket tentuar të hidhet në lumë bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç, ka njoftuar Policia e Shtetit, transmeton Klankosova.tv.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Rreth dy muaj më parë, Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, u hodh nga ura e Bunës, duke gjetur vdekjen bashkë me të miturit.

Marketing