Forca të shumta policie kanë zbarkuar para godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, ku artistët kanë gdhirë në protestë kundër shembjes.
Siç shkruan Panorama, mëngjesin e sotëm efektivët kanë rrethuar Teatrin Kombëtar dhe artistët thonë se po nis aksioni për largimin e orendive nga godina.
“Si do të ndiheni para fëmijëve tuaj. Çfarë do t’u thoni familjeve, fëmijëve, historisë? Hidheni kapelën dhe tregoni se jeni shqiptarë të mire, se mbroni vendin, historinë, traditën dhe këtë vend”, thonë artistët që vijojnë të qëndrojnë para godinës, në mbrojtje të Teatrit.
Publiée par Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sur Mardi 23 juillet 2019