Në gjith teritorin e Maqedonisë së Veriut janë shtuar kontrolle të rrepta të policisë rrugore. Kontrolle të njejta ka edhe në Tetovë ku vetëm për një orë janë sanksinuar 70 vozitës për kundërvajtje në komunikacion. Zëdhënsi i MPB, Toni Angellovski tha kontrolle të tilla prej 20 ditësh por realizohen të në tër vendin dhe deri më tani kanë dënuar 9 mijë shkelje në komunikacin që sipas tijë dënimet më të mëdha janë për tejkalim shpejtësie.
“Sot jemi në Tetovë dhe ajo që mund të njoftoj është se në rrjedhën e aksionit, për këtë një orësh, që jemi në Tetovë, kemi 70 sanskione për kundërvajtje në komunikacion, nga të cilat më të shumta janë për makina të paregjistruara, vozitje pa patentë shoferi, si dhe motoçiklistë të cilët bëjnë shkelje të rregullave të komunikacionit. Ajo që mund të them është se kontrollet e përforcuara vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por edhe gjatë ditëve tjera, kurse për 20 ditëshin, që jemi duke e realizuar këtë aksion në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri më tani kemi sanksionuar mbi 9 mijë shkelje në komunikacion, ku pjesa më e madhë është ajo për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, vozitje pa patentë shoferi, shkelje që bëjnë motoçiklistët, makina të paregjistruara e të tjera.”, tha Toni Angellovski, zëdhëns i MPB.
Zëdhënësi i MPB-së bëri thirrje deri tek qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, jo për ta evituar pagesën e dënimeve, por para së gjithash, për ta shtuar sigurinë në komunikacion.