ë
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në bashkëpunim me Policinë Financiare kanë sekuestruar mbi 1 ton duhan, përcjell TV21. Nga MPB thonë se për rastin në fjalë është arrestuar një 31-vjeçar nga fshati Luboten i Shkupit.
“Është privuar nga liria A.Q. (31) nga fshati Luboten. Gjatë kontrolleve të makinës “Audi A4″ karavan”, me targa të Shkupit, që po drejtohej nga A.Q., dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Luboten, me urdhër gjyqësor, janë gjetur 750 paketime me duhan të prerë, me sasi të plot prej 224kg, si dhe 865kg duhan në gjethe, makineri për prodhim të duhanit të prerë, sasi e madhe e ambalazhit për paketim të duhanit me mbishkrime të ndryshme nga lloje të ndryshme të duhanit, peshore për matje, pajisje dhe paketime nga kartoni për duhan”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga MPB thonë se gjërat e konfiskuara janë dërguar për ekspertizë, ndërkaq pas dokumentimit të plot të rastit, kundër personit në fjalë do të parashtrohet padi konkrete.