Policia serbe rrahë, zhvesh dhe i kthen në Maqedoni disa migrantë

Një fotografi që Alsat e ka siguruar nga burime të besueshme prej kontrollit kufitar Maqedoni e Veriut-Serbi dëshmon për dhunë çnjerëzore ndaj disa migrantëve nga ana e autoriteteve policore serbe, përcjell Alsat.

Marketing

Sipas burimeve të njëjta, mbremë rreth 15 emigrantë nga Lindja e Mesme janë kapur në territorin serb teksa kishin kaluar ilegalisht nga Maqedonia.

Të njëjtit janë arrestuar, rrahur, bastisur, zhveshur dhe në gjendje të tillë janë dërguar në Miratoc e më pas në Llojan. Nëpër gjymtyrët e tyre vërehen shenja dhune, madje sipas burime të Alsat, policia kufitare serbe ndaj migratëve ka lëshuar edhe qent policor. I janë konfiskuar paratë, ushqimi, celularët dhe veshjet.
Nuk dihet nëse të njëjtit kanë përfunduar në Qendrën Tranzituese “Tabanoc” ose jo. Ardhja e tyre deri në pikën veriore kufitare dyshohet të jetë bërë në mënyrë kontrabanduese./Alsat

Marketing