Policia serbe vret një person të lidhur me sulmin pranë Ambasadës izraelite në Beograd

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se një natë më parë në fshatin Hotkovo, afër Novi Pazarit, Sedan Ramoviq-Becan është “likuiduar”. Sipas njoftimit, ai i kishte rezistuar arrestimit.

Marketing

“Ramoviq refuzoi të dorëzohej dhe qëlloi dy-tre plumba drejt policisë gjatë operacionit të arrestimit”, tha Daçiq, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në njoftim u tha se Daçiq deklaroi se Ramoviq nuk ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Hotkovo, por në një shtëpi aty pranë që i përkiste kunatit të tij, Aldin Birçoviq nga Novi Pazari, i cili aktualisht është duke vuajtur dënim në një burg në Nish.

Ai shtoi se Ramoviq po ashtu i kishte rezistuar policisë gjatë kontrolleve të kryera më herët.

Marketing