Policia shkatërron rreth 170 kilogram drogë

Në deponinë Drislla në Shkup u shkatërruan rreth 170 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme dhe substanca psikotrope. Ministri I punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se institucioni që drejton ai vazhdimisht po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbulimin dhe zbardhjen e rasteve të tregtisë së palejuar të drogave narkotike.

Marketing

Spasovski, shfrytëzoi këtë rast për të kujtuar se gjatë vitit 2018 janë zbuluar gjithsej 681 vepra penale nga kjo fushë prej të cilave 582 vepra penale janë klasifikuar si prodhim I paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike.