14 persona janë arrestuar nga Mossos d’Esquadra pas një operacioni ku shkatërroi një grup kriminal të specializuar në kultivimin dhe trafikimin e drogës në zonën e Camp de Tarragona, ku u kryen nëntë kontrolle në magazina industriale dhe banesa.
Autoritetet spanjolle raportuan këtë të diel në një deklaratë, se arrestimet janë bërë nga Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC) i policisë katalanase më 5 korrik dhe se të arrestuarit, janë të moshës 20 deri në 51 vjeç.
Ata akuzohen për veprat penale të kultivimit, trafik droge dhe krime kundër shëndetit publik. Hetimi për këtë rast, ka nisur në fund të vitit të kaluar ndaj një grupi personash që kultivonin dhe shpërndanin sasi të mëdha marijuanë.
Në hetimin e çështjes së quajtur “Koman” , u konstatua se drejtuesit e bandës shqiptarë përdornin bashkatdhetarët e tyre për t’u kujdesur dhe monitoruar plantacionet në ndërtesat të ndryshme apo shtëpi një familjare që ndodheshin në zona gati të izoluara dhe me pak lëvizje.
Policia gjeti gjashtë ndërtesa në të cilat grupi kishte plantacione marijuane. Ata arrinin të mblidhnin katër ose pesë kultura në vit për të cilat bënin vidhin edhe energjinë elektrike për të shmangur pagesën e faturave të kripura, shkruajnë mediat spanjolle.
Në 9 kontrollet e policisë u vendosën në pranga 12 persona dhe më pas dy të tjerë.
Mes të arrestuarve ishte edhe një person që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Shqiptarët kishin ngritur plantacionet e drogës në komunat si Tarragona, Querol, Vic, l’Ametlla de Mar, Vandellòs dhe l’Hospitalet de l’Infant dhe Mont-roig del Camp.
Në total janë sekuestruar mbi 2600 bimë marijuanë në faza të ndryshme të rritjes dhe 54 kilogramë sytha të përgatitur për shpërndarje, 21 mijë euro cash si dhe një numër i madh aparatesh që përdoren për kultivimin intensiv të drogës.
Gjykata vendosi të lërë në burg 5 prej nga 14 të arrestuarit ndërsa për pjesën tjetër është vendosur lirim me kusht, heqjen e pasaportës dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.