Policia: Veturat luksoze në rrugë nuk po qarkullojnë, por po fluturojnë

Policia e Shqipërisë ka publikuar në Facebook një foto ku një veturë është zënë në radar duke vozitur 204 km/h.
“Me Policinë Rrugore të Tiranës në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Foto që s’ka fjalë e arsye ta arsyetojë”, thuhet në postimin e faqes së Policisë së Shtetit.

Marketing

Tutje thuhet se kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës.
“Drejtues mjetesh luksoze që nuk qarkullojnë në rrugë, por fluturojnë”, thuhet në postim.

Më pas ata apelojnë për vozitje të kujdesshme.
“Mendoni për ata që ju presin juve të shkoni në shtëpi me patentën – e jo patentën pa ju. Respekto rregullat/udhëto i sigurt”.

Marketing