Policia zbulon parcela me kanabis në Dibër!

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka zbuluar parcela me kanabis në rajonin e Dibrës, respektivisht në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në vendin e quajtur Orman në fshatin Sipas, përcjell TV21.

Marketing

MPB njofton se vlera e kanabis sativës kap vlerën e gjysmë milion eurove.

“Në parcela u mbollën rreth 500 rrënjë, nga të cilat në tregun e zi do të shitej marihuanë me vlerë rreth gjysmë milioni euro, si dhe kamera me valë dhe një pompë për trajtimin e bimëve. Sipas udhëzimit të prokurorit Publik, një pjesë e rrënjëve janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar”, thonë nga MPB duke shtuar se pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.