Poliklinika në Bit Pazar pajiset me analizatorë laboratorikë dhe inhalatorë

Po ashtu këto punkte janë pajisur me analizatorë laboratorikë dhe inhalatorë, shërbime të cilat më herët i kanë kryer në klinikën Kozle, bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se në këto tre punkte do të jenë në shërbim të pacientëve edhe mjekë pediatër, të cilët krahas ndërrimeve të ditës, do të punojnë edhe në ndërrim të natës, prej orës 19:30 deri në orën 7:30 të mëngjesit.

Marketing

“Prej sot do të jenë në dispozicion analizatorë laboratorikë dhe inhalatorë në tre pikat e Shtëpisë së shëndetit – Shkup, si në Bit Pazar, në Jane Sandanski dhe në Gjorçe Petrov, me çka u mundësohet qytetarëve të kërkojnë ndihmën e parë për fëmijët e tyre në këto pika, në vend që të shkojnë në Klinikën për fëmijë apo në Kozle”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkohë nga Shtëpia e shëndetit publik u prononcuan edhe për vaksinimin e fëmijëve pas përhapjes së fruthit në kopshtin e Radishanit. Për mosvaksinimin e fëmijëve mjekët e pediatrisë thonë se kanë ndikim fushatat që organizohen kundër vaksinimit e që ndikojnë në vendimmarrjen e prindërve.

“Problemi është se ka fushata kundër vaksinimit që para së gjithash i demotivojnë qytetarët, gjegjësisht prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Kjo që është e rëndësishme se gjatë katër ditëve të fundit në pikat e shëndetit publik – Shkup janë vaksinuar më shumë se 220 fëmijë që kanë qenë të pavaksinuar”,- theksoi drejtori i Shtëpisë së shëndetit – Shkup, Zllate Mehmedoviq.

Mjekët mohojnë zërat se disa fëmijë nuk janë vaksinuar për shkak të asaj se kinse nuk ka pasur vaksina të mjaftueshme.