“Politika”: Mickoski është pantomimë, ndërsa Ivanov hero!

Me titull “Hajvari i Referendumit”, gazeta proqeveritare e Serbisë “Politika” të martën doli me komente në të cilat vlerëson se “në vend se të pranojnë se referendumi ka dështuar, funksionarët evropian, amerikan dhe të NATO-s e kanë shpallur si fitore, që i përkeqësoi me tej pasionet politike”, transmeton Meta.

Marketing

“Dyfytyrësia e elitave politike qeveritare perëndimore dhe përpjekja për ta rishkruar vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë që nuk u pajtuan të votojnë, relativizmi i rezultateve që u vlerësua si konsultativ, me presione diplomatike, ndryshimi i emrit po hyn në Kuvend, vetëm ta përforcojë rezistencën e maqedonasve”, shkruan Aleksander Apostollovski në komentin e tij për “Politika”.

Në koment vlerësohet se “trupi votues maqedonas është ndarë në dy parti, që derdhën gjak në Kuvend, ndërsa shqiptarët pas porositën, duke u ulur në Platformën e Tiranës, se ata janë aleatët e vetëm të sinqertë amerikanë”.

Këtë referendum maqedonasit e vendosën me heshtje, thekson gazeta dhe shton se madje edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në fushatë është sjellë si pantomimë, për dallim nga presidenti Gjorge Ivanov, i cili “kur ngeli i vetëm, nuk është fshehur në rezidencën e vetë, por nga foltorja e Kuvendit të përgjithshëm të KB-së i kritikoi SHBA-së, BE-në dhe NATO-n, duke i ftuar qytetarët e Maqedonisë ta bojkotojnë referendumin”.

“Shumica do të thonë se maqedonasit nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë historike që në mënyrë eksperte të hyjnë në NATO dhe të fillojnë negociatat me BE-së pas 27 viteve. Mundet që irracionalja ballkanike sërish e ka fituar pragmatizmin”, thuhet në tekst.

Marketing