Politikani serb bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit, me fanellën e legjendës që e barte te Partizani i Beogradit

olitikani serb, ish zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish ministri i arsimit, Branko Ružić, dje ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, te varrezat e qytetit në Prishtinë.

Marketing

Ružiç, tifoz i Partizanit të Beogradit, ku ka lënë gjurmë legjenda shqiptare, ia ka lënë te varri Vokrrit një fanellë të klubit të madh serb, me numrin 9 dhe mbishkrimin Vokrri, të cilën edhe e barte i ndjeri te Partizani.

Në Instagram ai ka shpërndarë edhe foto nga homazhet te varri i Vokrrit, të cilat i ka komentuar në gjuhën serbe dhe në gjuhën shqipe.

“Njerëzit e medhenjë nuk largohen kurrë Fadil, mik i dashur. Për të tjerët bëjmë tifo Partizanin e kemi në zemër”, ka shkruar në shqip ai, teksa te varri i Fadil Vokrrit u shoqërua nga djali i legjendës, Gramoz Vokrri.