Politikanja reformiste iraniane Hashemi thirrje votuesve të mos votojnë në zgjedhjet presidenciale

Politikanja reformiste Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit të Iranit, Ali Akbar Hashemi Rafsanjani, një nga figurat e fuqishme të politikës iraniane, bëri thirrje për të mos dalë në zgjedhjet presidenciale në mënyrë që të reagojë ndaj administratës së regjimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faezeh Hashemi në aplikacionin e mediave sociale Clubhouse bëri vlerësime mbi zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në qershor.

“Nuk ka rëndësi për kë votoni. Nëse votoni, udhëheqësit e regjimit thonë ‘Populli na miraton ne dhe politikën tonë. Votimi do të thotë të injorosh dhe pranosh gabimet e regjimit”, deklaroi ajo.

Marketing

Hashemi e cila argumentoi se parimet e regjimit të revolucionit të vitit 1979 ishin braktisur në Iran dhe feja dobësohej dita ditës për shkak të gabimeve të administratës, tha:

“Pavarësisht se kush vjen në presidencë për shkak të problemeve strukturore në Iran, nuk duket e mundur të reformohet. Mos votimi në këtë fazë është një përgjigje strategjike. Kutia ka vlerë. Unë i ftoj qytetarët të mos votojnë për shkak të mosrespektimit të votave të hedhura”.

Ajo theksoi se thirrja në fjalë nuk do të thotë të protestosh ndaj zgjedhjeve dhe shtoi se reformistët në Iran aktualisht janë në një ngërç politik.

Në Iran zgjedhjet presidenciale të mandatit të 13-të do të mbahen më 18 qershor 2021.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme të vendit vitin e kaluar ishte më e ulëta në 41 vitet e fundit. Shkalla e pjesëmarrjes, e cila u njoftua si 42.57 për qind në të gjithë vendin, në kryeqytetin Teheran mbeti 25 për qind.

Mungesa e pjesëmarrjes në zgjedhjet në Iran ngre debatin mbi legjitimitetin e regjimit.



. .