Politiko Evropë: Pa NATO dhe BE, FYROMasit të lumtur do të vazhdojnë të quhen ‘maqedonas’

Gazeta “Politiko Evropa”, me ndikim në sferat e larta diplomatike dhe vendimtare në Bashkimin Evropian në komentin redaktues mëngjesin e sotëm u përqendrua në rezultatin nga referendumi i djeshëm në Maqedoni.

Marketing

Autori Florian Eder, vlerëson se mos-dalja paraqet rrezik për Marrëveshjen me Greqinë për emrin dhe thotë se mesazhi i atyre të cilët kanë vendosur ta bojkotojnë nuk është i qartë.

“Kush ta dijë se çka dëshironin të thonë ata të cilët nuk dolën të votojnë. Por, nëse Parlamenti vlerëson se mosrespektimi i censusit prej 50 për qind është ftesë të thuhet ‘jo’, atëherë pasojat janë thuajse të drejtpërdrejta: bota do të vazhdojë t’i drejtohet vendit me akronimin dhe ai nuk do të mund t’i bashkëngjitet NATO-s së shpejti, e jo sërish të fillojë negociata me BE-në. Por ‘FYROMasit’ të lumtur do të vazhdojnë të quhen ‘maqedonas'”, shkruan Eder në komentin e tij.

“Politiko Evropa” përkujton se qëndrimi i Brukselit është se duhet të miratohet marrëveshja me Greqinë në Kuvend, në interes të vendit, por edhe gjithë rajonit.