“Politiko”: Varheji dhe PPE janë shumë të butë me Sofjen për bllokadën ndaj Shkupit

Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varheji është shumë i butë me Sofjen në lidhje me bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut, shkruan “Politiko” në analizën e saj të punës së komisionarëve përgjatë këtij viti.

Marketing

Si momenti më i keq në punën e Varhejit, “Politiko” përmend bllokadën e Bullgarisë ndaj vendit, për shkak të kontestit dypalësh mbi gjuhën dhe identitetin.

“Bllokada e Bullgarisë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut, për shkak të kontestit dypalësh mbi gjuhën dhe identitetin i dha një goditje Komisionit, qëllimi i të cilit ishte të fillonte negociatat deri në fund të vitit. Disa diplomatë akuzojnë Varhejin si shumë të butë ndaj Sofjes, por shumica thonë se problemi kryesor është se PPE (Partia Popullore Evropiane), nuk ishte aq e ashpër kundrejt kryeministrit bullgar Bojko Borisov”, shkruan “Politiko”.

Varheji është kritikuar gjithashtu për të qenë më shumë në favor të interesave hungareze, sesa interesat të BE-së si një tërësi, shtoi “Politiko”.

Sipas analizës nga “Politiko”, megjithatë lojtari kryesor në heqjen e bllokadës mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është presidenca gjermane dhe jo Varheji.

“Derisa të ndodhë kjo, praktikisht pjesa më e madhe e punës së tij është ngrirë”, shkruan “Politiko” në analizën e punës së komisionarëve të BE-së.