Polonia hap dyert për tifozët, duke filluar nga 19 qershori

Polonia është vendi i parë që do të lejojë futbollin me praninë e tifozëve.

Marketing

Superliga e Polonisë, ashtu siç paralajmërohej më herët gjatë ditës, ka vendosur që të lejojë pjesëmarrjen e tifozëve në stadiume.

Ky është vendi i parë në Evropë që hap dyert e stadiumeve të futbollit për tifozët

‘Ekstraklasa’ ka konfirmuar që tifozët mund të paraqiten në stadiume duke filluar nga 19 qershori.

Stadiumet do të jenë të mbushura maksimalisht deri në 25% të kapacitetit të tyre.

Në Ekstraklasa tashmë paraqitet edhe një lojtar i Kosovës, nga i cili pritet shumë, Florian Loshaj.

Marketing