Polonia pret që Këshilli Evropian në muajin mars të sjellë vendim për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Një paralajmërim të tillë e ka bërë sekretari shtetëror polak për politikë evropiane, Shimon Shinkovski el Shek, duke marr pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Shkup.
Ai shtoi se Polonia pret që Këshilli Evropian është gatshëm të negociojë për propozimin francez, por për një gjë të tillë pret dokument nga Komisioni Evropian, transmeton Gazeta Lajm.
“Shpresojmë se ky propozim i Francës nuk do ta prolongojë procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Do ta analizojmë propozimin në drejtim të presionit për vendim që në mars të hapen negociatat me Maqedoninë Veriore dhe me Shqipërinë”, deklaroi vel Shek. Ai shtoi se Polonia është e dëshpëruar nga bllokada franceze.