Pompeo: Irani i shfrytëzon ambasadat e saj për planifikim të sulmeve terroriste në Evropë

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo e akuzoi Iranin se i shfrytëzon ambasadat e tij për planifikim të sulmeve terroriste në Evropë.

Marketing

“Vetëm gjatë javës së kaluar në Evropë janë arrestuar iranianë të cilët kanë përgatitur komplot terrorist në Paris. E pamë këtë si sjellje fatale në Evropë”, tha Pompeo në një intervistë për Skaj Njuz Arabia, gjatë qëndrimit të shkurtë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pompeo gjithashtu e paralajmëroi Teheranin se aksionet e tij kanë “vërtet çmim të lartë”, pasi Irani u kanos se do ndërpres furnizimin me naftë për vendet e Lindjes së Afërt.