Pompeo merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës i ka akorduar titullin “Doctor Honoris Causa”, ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Marketing

Pompeo zhvilloi një viztë zyrtare në Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e ka përgëzuar Pompeon për marrjen e këtij titulli.

“Universiteti i Tiranës nderon me titullin e lartë ‘Doctor Honoris Causa’ ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Mike Pompeo, për kontributin e çmuar në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe themelimin e bashkëpunimit strategjik midis ShBA dhe RSH në fushën e sigurisë, promovimin e vlerave demokratike si dhe në mbrojtjen e lirisë akademike,” shkruan ministrja Kushi.