Pompeo: SHBA-të dhe Rusia nuk janë të dënuar me luftën e ftohtë

SHBA dhe Rusia “nuk janë të dënuar me një rivalitet të Luftës së Ftohtë”, mirëpo Moska duhet të ndryshojë sjelljen e saj, ka deklaruar sot shefi i diplomacisë amerikane Mike Pompeo duke u drejtuar nëpërmes video linkut në Forumin Botëror Ekonomik në Davos.
“Nuk kemi obligim të jemi armiqësisht të disponuar. Mund të bëjmë më shumë se kjo”, ka thënë Pompeo nga Uashingtoni sepse nuk ka mundur të jetë në Davos për shkak të bllokadës së pjesshme të organeve në SHBA. Pompeo ka vlerësuar se Rusia duhet ta ndryshojë sjelljen e saj si dhe mënyrën e të menduarit.

Marketing

“Ky ndryshim i sjelljes së pari i referohet Ukrainës dhe atë se kanë ndikuar në zgjedhjet në SHBA dhe në vendet tjera në botë. Kjo nuk mund të jetë sjellje e një kombi i cili dëshiron të jetë anëtar i komunitetit ndërkombëtar”, ka shtuar sekretari amerikan i shtetit.

Sipas fjalëve të tij, Kremlini i Vladimir Putinit mund të kthehet në rrugë të mirë e kjo është rruga e shtetit të drejtësisë dhe lirisë”.

Pompeo ka thënë për Kinën se ky vend momentalisht paraqet një prej kërcënimeve më të mëdha për shkak të modelit të saj ekonomik, atmosferës armiqësore ndaj fqinjëve dhe totalitarizmit brenda kufijve të saj.

Në Davos sot ka filluar Forumi Ekonomik Botëror i cili tubon elitën politike dhe ekonomike.