Pompeo të premten në Ohër, porosia dhe agjenda e vizitës?!

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo të premten do të qëndrojë në Ohër, pas vizitave në Vatikan dhe Podgoricë. Siç mësohet ai ka përzgjedhur Ohrin, si destinacion të ndalimit, nga ku Departamenti Amerikan i Shtetit siç bëri të ditur MIA ka vlerësuar se Pompeo pas takimit me kreun shtetëror do të nënvizojë se Marrëveshja e Prespës përbën një hap të jashtëzakonshëm të liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, për stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit për tu bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Marketing

Nga DASH po ashtu kanë nënvizuar se SHBA-të janë të fokusuara në Ballkanin Perëndimor si një pjesë e rëndësishme stratgegjike e idesë për Evropën e Bashkuar.

Pompeo gjatë qëndrimit në Ohër do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev, me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska. Pas Ohrit, sekretari amerikan do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Athinë.

Marketing