Pompeo: Zemrat dhe mendjet e qytetarëve duhet ta udhëheqin shtetin përpara, jo ndikimet ruse”, Zaev: SHBA-të miq të dëshmuar

Sekretari amerikan i shtetit Pompeo i cili po qëndron për vizitë në vend tha se vizita e tij është për të konfirmuar mbështetjen amerikane dhe pret nga Maqedonia e Veriut që të bëhet anëtare e vlefshme e NATO-s. Kryeministri Zaev tha se SHBA-të janë miq të dëshmuar të Maqedonisë.

Marketing

“Ne nxisim më shumë llogaridhënie për të gjithë ata që e kanë keqpërdorur besimin publik. Lufta kundër korrupsionit është tejet e rëndësishme për integrimin tuaj në BE dhe NATO. Para së gjithash e rëndësishme për cilindo shtet është që ta ndihmojë pupullin e vet. Demokracitë duhet të thirren në brengat e qytetarëve dhe të luftojnë kundër ndikimeve të këqija. Zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut duhet ta udhëheqin shtetin përpara dhe jo ndikimet ruse”-theksoi mes tjerash Pompeo.

“Rritja e ekipit tonë diplomatik këtu reflekton partneritetin tonë strategjik që është në rritje e sipër. Për 25 vjet ne kemi luftuar për liri dhe siguri në Evropë dhe më gjërë. jam sekretari i parë i shtetit të vizitoj vendin që nga viti 2001.Është fantastike të jesh këtu folëm shumë për atë se sa i rëndësishëm është ky vend për SHBA-në dhe për rajonin. Është tjetër gjë të flasësh deri sa është komplet tjetër gjë të manifestosh atë duhet ardhur për vizitë”- pohoi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

“Jami sigurt që Senati i SHBA-së do të ratifikoj këtë vjeshtë protokollin për anëtarësim formal të vendit tuaj në NATO. Dua të ju përgëzoj për Marrëveshjen e Prespës, si një bazament për lidhje të fuqishme ekonomike mes dy vendeve, posaçërisht në energji dhe për stabilitet në Evropë dhe rajon. Gjithashtu vlerësoj marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë që i shërben shpirtit për marrëdhënieje të mira mes aleatëve”-tha Pompeo.

Marketing