Popoviç: Pa SHBA-të, Rusinë dhe Kinën, nuk ka zgjidhje për Kosovën

Negociatat për Kosovën nën ombrellën e BE-së nuk kanë dhënë ndonjë rezultat dhe është e qartë se pa Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën nuk është e mundur të arrihet një kompromis i qëndrueshëm dhe i zbatueshëm në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Kështu ka deklaruar ministri i Inovacionit në Serbi, Nenad Popoviq duke shtuar se çështja e Kosovës ngadalë duhet të kthehet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton lajmi.net.

Marketing

Sipas tij, Këshilli i Sigurimit të OKB-së është i vetmi vend ku kjo çështje mund të zgjidhet dhe ku Serbia ka miq si Rusinë dhe Kinën të cilat ia mbrojnë integritetin territorial duke respektuar Kushtetutën dhe Rezolutën 1244.

Popoviq beson se që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit është e qartë se shqiptarët nuk duan të përmbushin detyrimin e tyre themelor dhe të formojnë Asociacionin e komunave serbe.

Ai ka theksuar se për këtë shqiptarët kanë mbështetjen e heshtur të disa vendeve perëndimore.

Ministri serb ka thënë se BE po fillon të realizojë një plan të ‘Shqipërisë së Madhe’, plan ky që sjell paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin.

“Unë mendoj se Serbia duhet të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama pasi po e promovon këtë ide duke treguar hapur armiqësi ndaj Serbisë. Përpjekjet e tilla janë një sulm mbi kushtetutën tonë dhe kufirin shtetëror”

Marketing