Ministri pa resor i angazhuar për komunikime, llogaritje dhe transparencë, Robert Popovski, ka deklaruar se me Ligjin e ri për gjoba, ndërmarrjet e vogla do të punojnë më lirshëm.
Ai thotë se gjobat maksimale prej 5 mijë eurove, do të ulen në 2 mijë euro,“Kjo është lehtësim i madh dhe do t’u jep hapësirë të madhe për liri në punë ndërmarrjeve të vogla në Maqedoni”, tha Popovski për RTVM, transmeton Zhurnal.
Edhe pse të ardhurat në buxhetin shtetëror për vitin 2019 është paraparë që të jenë të njëjta sikur vitin 2018, ai tha se inspektorët nuk do të jenë të detyruar që me çdo kusht ta mbushin normën.
“Ka përfunduar koha e inspektimeve kauboj, të cilat gjatë gjithë vitit kanë qëndruar në kompani të njëjta, madje edhe u janë siguruar edhe zyra të veçanta. Dënimet janë ulur, efikasiteti i inspektimeve do të jetë më i madh, por kjo nuk do të thotë se me çdo çmim duhet të arrihen të ardhurat”, tha Popovski.
Ndryshe, ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje me të cilin do të ulen dënimet për persona fizik dhe juridik, do të futen në procedurë qeveritare dhe parashihet që dënimet për personat fizik të ulen deri 75 për qind, ndërsa për personat juridik deri 150 për qind.