“As kjo Qeveri, por asnjë tjetër nuk guxon të imponojë norma vlerësimi për punën e mediumeve ose gazetarëve”. Kështu deklaroi ministri pa resor, përjegjës për transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski, gjatë intervistës për Radio Evropa e Lirë. Duke pasur parasysh planin aksionar që e ka paralajmëruar pushteti dhe i cili përmban masa pro aktive dhe të sigurisë, një pjesë e tyre kanë të bëjnë edhe me bashkëpunimin me mediat.
Ministri Popovski i pyetur se a do të definoj qeveria standarde profesionale dhe të vlerësoj nëse ndonjë media ose gazetar punon në bazë të atyre standardeve ose jo, ai u përgjigj se një gjë e tillë është e palejueshme nga ana e çdo funksionari shtetëror.
“Kjo nuk duhet të ndodh asnjëherë. Asnjë Qeveri nuk guxon të mendoj të vlerësojë ose nënvlerësojë punën e gazetarëve dhe të mediave. Çdo përfaqësues i Qeverisë ka të drejtë që ndonjëherë, kur është i prekur personalisht ose profesionalisht, të komentoj punën e medias ose gazetarit.
Gjithashtu ekzistojnë rregullativa ligjore, të cilat mund të perdoren nga çdokush që mendon se ndonjë media është sjellur në mënyrë jo korrekte. Megjithatë të vlerësohet, në mënyrë paushalle puna e mediave, kjo nuk është e lejueshme dhe nuk është shembull për cilin do drejtues të një funksioni”, deklaroi Robert Popovski.
Sa i përket shpërndarjes së dezinfromatave dhe lajmeve të rreme, ministri i transparencës tha se rregullimi i kësaj pjese do të bëhet në bashkëpunim me mediat. Ndërkaq, siguroi se nuk do të harxhohen para të qytetarëve për reklama qeveritare.
“Kur bëhet fjalë për këtë koncept startegjik, të cilin do e rregullojmë bashkërisht, të mos ketë asnjë frikë se do të bëjmë çfarë do lloj rregullimi ose tentim për rregullim, imputim të parave për fushatë. Kjo nuk do të ndodh. Do ta rregullojmë së bashku hap pas hapi, çfarëdo të ndodh më tej”, deklaroi Robert Popovski.
Kur bëhet fjalë për atë se sa institucionet shtetërore janë të hapura të bashkëpunojnë me mediat kur këta të fundit kërkojnë informacione rreth mënyrë së punës së institucioneve, ministri përgjegjës për llogaridhënie, u shpreh se kjo qeveri dallon nga ajo e kaluara.
Mirëpo, pranoi se ka ndodhur shumë shpesh që administrata të mos jetë e gatshme që t’i prezantoj faktet dhe argumentet në mënyrën që opinion e pret. Ai shtoi se duhet të punohet edhe më shumë, sepse në një pjesë e sistemit nuk funksionon, nuk mund të flitet për trasnparencë.