Popovski në Sarajevë: Nevojitet servis radiodifuziv publik i fuqishëm, i pavarur dhe profesional

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski, sot mori pjesë në konferencën në Sarajevë me temë “Financimi i serviseve mediatike publike të Ballkanit Perëndimor”.

Marketing

Duke folur për modelin e financimit të Radiotelevizionit kombëtar, ministri Popovski theksoi se servisi publik duhet të jetë i pavarur dhe se të gjitha qendrat e fuqisë dhe t’u shërbejë vetëm interesave të qytetarëve.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend me mundësi më të mëdha këtë verë t’i fillojë negociatat me BE-në, ka për obligim të ndërtojë sistem mediatik me të cilin garantohet liria e shprehjes, pavarësia e mediave dhe pluralizimi mediatik”, ka thënë Popovski, qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Ministri për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë ka theksuar se reformat mediatike që nga fillimi kanë qenë dhe kanë mbetur në krye të prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në konferencën në të cilën janë prezantuar modelet e financimit të servise mediatike publike në vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të serviseve radiodifuzive publike kombëtare, përfaqësues të rregullatorëve mediatikë kombëtarë, përfaqësues qeveritarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare relevante nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Serbia.

Marketing