Popullsia e Gjermanisë arrin shifër rekorde

Numri i popullsisë në Gjermani ka arritur në 83 milionë deri në fund të vitit të kaluar, ka njoftuar Zyra Federale e Statistikave të këtij shteti.

Marketing

Kjo shifër tregon për një rritje prej 200,000 personave në krahasim me vitin 2017, ka thënë kjo Zyrë më 25 janar.
Të dhënat njëherësh përbëjnë një rritje të re prej kohës së bashkimit të Gjermanisë, dhe është thënë që migrimi ka ndikur në këtë rritje.

Më 1990, pas bashkimit të të dy Gjermanive, popullsia e shtetit është thënë të ketë qenë 79.3 milionë.
Zyra e Statistikave ka thënë se ka përdorur të dhënat e natalitetit dhe mortalitetit deri në muajin shtator, ndërsa shifrat e migrantëve deri në muajin gusht.
Të dhënat përfundimtare pritet të publikohen në periudhën korrik-gusht.