Poroj, banorët në gjendje gatishmërie për shkak të reshjeve të shiut

Reshjet e shiut kanë alarmuar banorët e fshatit Poroj në Tetovë.

Marketing

Nga reshjet e mëdha gjatë ditës në Malësinë e Tetovës është mbushur sërish shtrati i lumit në Poroj, ndërsa banorët janë paralajmëruar që të mos afrohen buzë lumit, ndërsa që të gjithë janë në gjendje gatishmërie për shkak të ujërave të ardhura nga shirat.

Ata druajnë nga përsëritja e përmbytjeve të majit të vitit të kaluar kur u shkaktuan dëme të mëdha në dy urat e fshatit, ndërsa dhjetëra shtëpi u mbushën nga balta dhe gurët.

Marketing