Të nderuar qytetarë,
Janari i vitit 2019 shënon 100 vjetorin e nisjes së Konferencës Paqësore të Parisit me të cilën tentoheshte t’i vihet fund Luftës së Parë Botërore dhe rendit të atëhershëm botëror.
Kjo konferencë asnjëherë në të vërtetë nuk e përfundoi Luftën e Parë Botërorë dhe nuk na mësoi se si bëhet paqa pasi që luftërat dhe konfliktet vijuan për një shekull të tërë. Pasojat e Parisit 1919 ndjehen edhe sot, në vecanti në Evropën Juglindore, edhe akoma më të theksuara janë tek kombet e vogla mbi të cillat u veprua padrejtësisht.
Dje,më 11 janar të vitit 2019, 81 deputet në Kuvendin e Maqedonisë e nisën përfundimin e Konferencës Paqësore të Parisit.
Sot lindi ditë e re, me perspektivë të qartë dhe të palëkendur euroatlantike, jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin.
Ne u angazhuam gjatë për të ardhur deri tek kjo ditë, mohuam shumë pritje tjera, lamë anash kërkesa të shumta, nuk adresuam nevoja të tëra, vetëm e vetëm për të arritur deri te kjo ditë që e përfundon një konflikt gati tre dekadësh që na mbante peng.
Por ky nuk është fundi, ky është vetëm fillimi. Ky është fundi i konflikteve, i mossmarëveshjeve, i paqartësive, i paparashikueshmërisë, ky është fillimi i fundit të pasojave Parisiane nga viti 1919.
Dua të falëminderoj të gjithë qytetarët, cdo njërin votues, secilin aktivist që na deleguan besimin për të prirë, për të vendosur.
Përgëzoj bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët, por edhe partnerët qeverisës, bashkë me deputetët e opozitës që na u bashkangjitën në këtë ecje të vështirë, por të vendosur dhe të drejtë.
Mirënjohje e thellë ju takon edhe miqve tanë në Bruksel, Washington, Berlin, Paris, Londër, Romë, Vienë dhe në të gjitha vendet aleate të komunitetit euro-amerikan sepse këtë shteg e bëmë bashkë, këtë lartësi e ngjitëm dorë për dore dhe e arritëm majën.
Ne vetëm e nisëm përmirësimin e gabimeve të Parisit 1919, rradhën e ka Kosova dhe Serbia. Ky rajon, prej nga nisi orteku shkatërimtar shekullor më 1914, duhet edhe ta përfundon.
është koha për zgjidhje, është koha për paqë, është koha për NATO dhe për Shtetet e Bashkuara të Evropës.