Porosia e Zëvendëskryeministrit të parë Mexhiti për qytetarët e Maqedonisë

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në profilin e tij zyrtarë në Facebook duke folur për investimet e Qeverisë ka shkruar:

Marketing

Mirëmengjesi të dashur qytetarë,

Ky është përcaktimi ynë: Investime në zhvillim e modernizim për një jetë më të mirë për të gjithë!

Më shumë para në infrastrukturë, arsim e ambient jetësor për modernizimin e Gostivarit, Tetovës, Likovës, Strugës, Çairit, Kërçovës, Kumanovës, Zhelinës, Sarajit, Haraçinës, Tearcës dhe për të gjitha komunat tjera të vendit tonë pa dallim.

Qeveria do t’i vë të gjitha resurset e nevojshme që ka në dispozicion që të gjitha komunat të përfitojnë suksesshëm nga mjetet financiare për projektet. Bashkërisht do ia dalim, gjithmonë për të mirën e qytetarëve!

Kështu pra, do të mbyllim kazino dhe do të sjellim investime në çdo vendbanim!

Propagandës së parave të pista të kazinove i përgjigjemi me projekte konkrete për nevojat reale tuaja.

Zhvillimi ia VLEN!

Marketing