Porositë substanca narkotike nga Gjermania, arrestohet i dyshuari

cardboard box package parcel isolated on white - shipping concept

Të shtunën është arrestuar një burrë në Prishtinë pasi që dyshohet se në adresën e të njëjtit me datë 07.06.2018, ka arrit një pako-dërgesë nga Gjermania në të cilën kishte pasur substancë të dyshuar narkotike të llojit amfetaminë, në peshë prej 185.89 gramësh.

Pas një pune operative zhvilluar nga policia dhe me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake me datë, 19.01.2019, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku është gjet dhe konfiskuar një armë-revole me 16 fishekë të kalibrit 7.65 milimetrash.

Pas marrjes në pyetje nga Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Marketing