Një 29-vjeçar, pronar i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar për 21 mijë euro nga një kompani e huaj që realizon shitje online dhe një komani e transportit, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.
“Më datë 23.04.2024 në ora 11:30 në SPB-Tetovë, B.F.(29) nga Tetova, pronar i personit juridik, ka raportuar se nga data 23.03.2024 deri në ditën e raportimit është mashtruar nga një kompani e huaj shitëse dhe një kompani transporti. Sipas raportit, ai ka porositur mallra online për nevojat e kompanisë së tij, për të cilat në disa raste ka paguar rreth 21 mijë euro përmes transaksioneve bankare, por më datë 17 prill 2024, kompania që kishte kryer transportin e kishte njoftuar se porosia e tij është bllokuar në Gjermani. Sipas raportit, B.F. ka kontaktuar me shërbimet kompetent në Gjermani, nga ku i është thënë se një malli i tillë nuk ishte i regjistruar si i bllokuar tek ata, dhe më pas kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar”, shtojnë nga SPB-Tetovë